Rusia mohon të ketë dorë në dëshmitë e sulmeve kimike në Siri

Rusia ka mohuar të ketë ndërhyrë në dëshmitë e sulmit të dyshuar me armë kime në Siri, rast ky i fundit që çoi në aksionin ushtarak të së shtunës nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një prononcim të tij për BBC, ndërsa është shprehur me shumë siguri se shteti i tij nuk ka bërë ngatërrime.

Ai i dha këto deklarime ndërsa mbikëqyrës të cilët hetojnë përdorimin e armëve kimike nga OPCW po mbanin një takim urgjent.

Sipas raportimeve inspektorët në Siri ende nuk kanë fituar qasje në Douma.

Delegacioni suedez përmendi një njoftim nga drejtori i përgjithshëm që tha se Siria dhe Rusia ishin të shqetësuar se siguria në terren nuk mund të garantohej.

Takimi në Hagë mbahet me dyer të mbyllura, por agjencia e lajmeve Reuters njofton se ambasadori amerikan, Kenneth Ward, shprehu shqetësimin se forcat ruse atje mund të kenë manipuluar me prova.

Leave a Reply