Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Udhëheqësit politikë në Maqedoni të punojnë së bashku

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s reagoi gjithashtu ndaj zhvillimeve të kësaj fundjave në Kumanovë.

Përmes një komunikate për shtyp, ai shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të të vrarëve dhe të personave të plagosurve.

Jens Stoltenberg thotë se po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Kumanovë.

“Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë dhe të komunitetit të punojnë së bashku për të rivendosur qetësinë dhe për të drejtuar hetimet me transparencë për të kuptuar çfarë ndodhi”,  thuhet më tej në deklaratën e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u “bën thirrje të gjithëve për t’u përmbajtur dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm, në interes të vendit dhe të gjithë rajoni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *