Sekuestrohen 4 makina luksoze

4 automjete luksoze janë sekuestruar nga autoritetet në Kurbin, sepse dyshohet se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Burime zyrtare të policisë thonë se është vendosur sekuestro preventive për disa automjete të personi me iniciale I.L., i cili është ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

“Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Bazuar në vendimin e datës 10 Korrik të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të I.L”, thuhet në një njoftim të policisë.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të I.L. Gjithashtu vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij personi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply