Serbi, gjykata dënon shtatë persona për organizimin të luftëtarëve të ISIS-it

Një gjykatë speciale për krimin e organizuar, krimet e luftës dhe terrorizmin në Beograd, vendosi të enjten të dënonte me burgim afatgjatë shtatë persona të akuzuar për dërgimin e parave drejt grupeve terroriste të ISIS-it dhe al-Nusra si edhe organizimin e luftëtarëve që do t’i bashkoheshin luftës në Siri.

Të shtatë personat , të gjithë myslimanë, u dënuan me shtatë vite e gjysmë dhe 11 vite burg, duke u bazuar në një ligj të vitit 2014, që i ndalonte shtetasit serbë të merrnin pjesë dhe të ndihmonin në konfliktet e huaja.

Për tre nga të pandehurit në gjendje të lirë vendimi i dënimit u mor në mungesë të tyre, ndërsa një prej tyre thuhet se është vrarë në Siri, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Vendimi është dhënë në shkallën e parë dhe mund të apelohet.

Leave a Reply