Sezoni turistik, policia kalon në shërbim të përforcuar në aksin Morinë-Kukës-Kalimash

Efektivët e Policisë Rrugore në Qarkun e Kukësit kanë kaluar në shërbim të përforcuar, për të parandaluar ngjarjet e ndryshme kriminale, por edhe aksidentet rrugore që mund të ndodhin në gjithë gjatësinë e rrugës Morinë-Kukës-Kalimash.

Nisja e sezonit turistik ka detyruar Policinë Rrugore të marrë masat për menaxhimin e fluksit mjaft të lartë të qarkullimit të automjeteve, kur dihet se mijëra turistë kosovarë qarkullojnë në këtë rrugë që është një arterie shumë e rëndësishme e kosovarëve që i drejtohen bregdetit shqiptar, në ditët e nxehta të sezonit të verës.

Çdo vit, numri i aksidenteve rrugore ka qenë i lartë, ndonëse policia ka sensibilizuar drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply