sh.a.

REAGIM

FILHARMONIA – BFI-ja

Të nderuar miqë dhe dashamirë  e ndiej  për obligim  fetarë dhe kombëtarë që tiu informoj dhe të reagoj  ndaj këtij veprimi  të pa turpshëm të BFI-së.

Bashkësia Fetare Islame me datë 10.09 do të mbanë manifestimin e hixhrit në sallën e FILHARMONISË, sallë kjo e ndërtuar mbi themelet e XHAMISË  IBNI PAJKO.

Më lejoni t’u kujtoj se nga fundi i vitit 2008 dhe në  fillim të vitit 2009, Muftinia e Shkupit  (koordinatori për Vakëfe) ka zhvilluar një betejë administrative me Qeverinë e Gruevskit lidhur me pronën e Xhamisë Ibni Pajko. Sipas një vendimi neve na jepej kompenzim me BONE, Ne nuk pranuam ngase edhe zyratrisht posedonim dokumente se ajo pjesë e vakufit ku tani e kemi Filharmoninë, ishte e zbarzët, ishte tokë ndërtimore e pa ndërtuar.

Duke marrë parasysh  ingerencat e kufizuara të muftinisë, muftinia e shkupit komplet dokumentacionin (vendimin e komisionit të shkallës së parë (nr.DN.Br.19-08-718/1(229)-2), ankesat, aktpadinë në gjykatën administrative (Vrska UP. BR 443395/2 të datës  26.02.2009) e lëndës bashkë me një raport i deponon në Rijasetin e BFI-së duke shpresuar që Rijaseti të angazhohet lidhur me lënden dhe se do të arrijë në epilog pozitiv.

Me datë 24.03 2009, Qeveria e Nikolla Gruevskit, pa mbaruar statusi i kësaj prone hudhë gurthemelin e Filharmonisë mbi pronën e BFI-së! Në gurthemel, krahas kryeministrit dhe ministrit të Transportit, morri pjesë edhe Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefan, kurse BFI-ja e Mulla Sulës ishte e heshtur dhe pa dyshim se e tërë kjo la hapësirë për dyshime për ndonjë pazarllëk intern mes tyre dhe qeverisë.

Në bazë të informacioneve që i posedojmë, Bashkësia Fetare Islame – Muftinia e Shkupit ka pranuar kompenzimin e pronës me BONO nga Qeveria, por nuk kemi informata dhe as që na kanë informuar se çka ka ndodhur me ato mjete finansiare!

Sot pas 9 viteve prona e uzurpuar “Vakëfi IBNI PAJKO” aty ku u ngrit FILHARMONIA E MAQEDONISE, BFI në krye me Sulejman Rexhepin organizon manifestimin e Hixhrit 1440! A nuk është kjo një akt legjitimimi?! A nuk na flet kjo se ai i cili para disa viteve e “BLLAGOSLLOVITI”  Gruevskin, sot po i njëjti po  ia  “BLLAGOSLLOVITË” edhe veprat e tija antifetare dhe antikombëtare!

Mbesim me shpresë se këta njerëz që deri në këtë nivel nënçmuan autoritetin e BFI-së dhe dinjitetin e hoxhallarëve,  një ditë të  japin llogari.

Ja Rab-bi më mbro mua, të afërmit e mi dhe mbarë popullin nga mashtruesë dhe tradhtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *