Shaqir Fetai me Koronavirus?!

Në ditën e Bajramit të Ramazanit, fill pas faljes së namazit, ish-reisi ilegjitim i BFI-së veç të tjerash do të deklarojë: “Nga ky moment e shpalli të vdekur Korona Virusin, Kovid 19”! Si për inat të tij, sot, një vatër e re e këtij virusi po del të na jetë Bashkësia Fetare Islame në RMV, transmeton Almakos.

Në territorin e Myftinisë së Kërçovës, përveç që u mbyllën gati të gjitha xhamitë, me urgjencë, në gjendje kome, është sjellë në Shkup edhe Myftiu i kësaj Myftinie, efendi Murat Hyseini. Po ashtu, siç merr vesh Almakosi, në shërim shtëpiak është edhe shefi i ri i kabinetit të Shaqir Fetait, Selver Xhemaili.Po ashtu, sipas burimeve tona brenda BFI-së, tash e dhjetë ditë është në shërim shtëpiak edhe vetë Shaqir Fetai i cili është duke kaluar momente të vështira për shkak të infektimit të tij me Koronavirusin. Natyrisht, i kemi kontaktuar edhe shërbimet e BFI-së të cilat na e kanë konfirmuar lajmin por nuk dinë të tregojnë se në ç’gjendje janë të sëmurit. Këta të dy të infektuar (dhe jo vetëm) por edhe myftiu i ndjerë, H. Murat Huseini, kanë pritur dhe përcjellë kohe më parë mjaft delegacione, madje të fundit kanë qenë delegacioni nga Bashkësia Fetare Islame e Kosovës në krye me Kryemiftiun Naim Tërnava.

Do të ishte shumë korrekte nga ana e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së që sa më shpejt të dalin me një njohtim deri te simotra e saj në Kosovë por edhe të njohtonin opinionin e gjërë për një mbyllje të Institucionit si shkas i vetëizolimit të “rijasetit” deri në rezultatet e testeve të dyta për Korona Virus. Për më tepër tani më kemi të vdekur edhe hoxhallarë që kanë qenë në kontakt të përditshëm me xhemat.

Fatkeqësisht, anëtarë të Rijasetit janë të gjithë Myftinjtë, të cilët jo njëherë janë mbledhur këto ditë, madje, disa nga myftinjtë kanë pasur edhe takime me imamët e myftinive përkatëse. Ndërhyrja dhe masat e nevojshme në këtë Institucion janë më se të nevojshme, ndryshe, do të kemi një vatër e cila do ta gjunjëzojë tërë shtetin, apo, siç thoshte Sulejman Rexhepi, do të bëhet këtu “Banglladesh”!/Almakos/

Leave a Reply