SHBA-Kore, vazhdon kriza për marrëveshjen e denuklearizimin e Koresë së Veriut

Administrata Trump ka marrë një qëndrim më të ashpër për të denuklearizuar Korenë e Veriut që nga samiti në Vietnam muajin e kaluar, duke ngritur dyshime nëse të dy palët do të arrijnë një marrëveshje mbi thelbin e politikës së jashtme të Presidentit Trump.

Një zyrtar i lartë i SHBA, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet mbi Korenë e Veriut derisa të shkatërrojë plotësisht raketat e saj bërthamore.

“Ne nuk do të bëjmë denuklearizim të menjëhershëm. Presidenti ka qenë i qartë në lidhje me këtë’’ tha Stephen Biegun, i dërguari i posaçëm i SHBA për Korenë e Veriut, në një forum në Uashington. Biegun shtoi se kishte një “unitet të plotë” brenda administratës së Trump për këtë çështje.

Koreja e Veriut ka insistuar gjatë se çdo hap që duhet për denuklearizimin duhet të plotësohet me masat korresponduese nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë lehtësimin nga sanksionet ekonomike. Refuzimi i dukshëm i administratës së Trump ka lënë analistët të habitur se ku mund të gjejnë vend të dyja palët, për të negociuar një marrëveshje eventuale.

Para takimit të Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Vietnam, negociatorët e SHBA morën në konsideratë një marrëveshje më modeste që do të tregtonte disa lehtësime të sanksioneve në shkëmbim të çmontimit të kompleksit bërthamor Yongbyon, u shprehën diplomatët që janë marrë me hartimin e negociatave.

Të ballafaquar me këmbënguljen e Koresë së Veriut për lehtësimin e sanksioneve të mëdha në samit, Shtetet e Bashkuara bënë një kundërpropozim duke kërkuar sanksione të plota lehtësimi për denuklearizim të plotë. Refuzimi i Koresë së Veriut dhe shfaqja e imazheve satelitore kanë nxitur pasiguri për të ardhmen e bisedimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *