SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritet nga sekretari i Mbrojtjes James Mattis

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Gjatë takimit Xhaçka kërkoi një prani ushtarake SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri për të demonstruar se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët.

“Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë. Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon.

Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë.

Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, është shprehur Ministrja Xhaçka

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis u shpreh se Shqipëria është aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet.

Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj. Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet. Do të keni gjithmonë ndihmën tonë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *