SHBA në përkrahje të një zgjidhje të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë

Kosova dhe Serbia duhet t’i mënjanojnë pengesat, t’i evitojnë provokimet e të bisedojnë, ka kumtuar Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me anulimin e Samitit të Parisit.

Në kumtesën që e përcjellë Zëri i Amerikës, theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah dialogun që e ndërmjetëson BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dy palët, si dhe BE-në si ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen rreth të cilës do të pajtoheshin të gjithë”, theksohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *