SHBA vend i rrezikshëm për t’u vizituar? Reagon ashpër Donald Trump

Një mori sulmesh masive brenda disa ditësh, nga Festivali i ushqimit në Kaliforni, në një supermarket në El Paso tek një lagje mjaft popullore në Dejton, kanë rritur ankthin tek amerikanët.

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, Japonia, Uruguaji e kombe të tjera po paralajmërojnë qytetarët e tyre lidhur me udhëtimet drejt Shtetet e Bashkuara për shkak të dhunës me armë.

Kjo gjë ka shqetësuar Presidentin Trump.

Nuk mund ta imagjinoj që e kanë e bërë, por nëse po, thjesht do t’u përgjigjeshim me të njëjtën monedhë. Kur dikush bën diçka negative ndaj nesh, ne u bëjmë atyre të njëjtën gjë”, tha presidenti.

Në paralajmërimin e “Amnesty International” përmenden ndër të tjera të shtënat e vitin 2015 gjatë një seance të studimit të biblës në Charleston të Karolinës së Jugut, Sipas organizatës “të gjitha aspektet e jetës në Shtetet e Bashkuara janë komprometuar për shkak të qasjes të pakufizuar tek armët”.

Ata individë që shkojnë në kishë si në Karolinën e Jugut, që shkojnë në shërbimet e lutjes apo për të studiuar biblën, përfundojnë duke u qëlluar e vrarë. Aktivitete si Festivali i Ushqimit, një aktivitet normal vjetor, ku njerëzit shkojnë të argëtohen e kalojnë kohë me familjen, janë dëmtuar. Ai nuk është më një vend ku njerëzit mund të shkojnë normalisht sikurse dhe supermarketi Walmart“, thotë Ernest Coverson, i Amnesty International.

Ekspertë të tjerë e vënë theksin tek amendamenti i dytë në Kushtetutën amerikane. Ata thonë se SHBA-ja përbën një rast unik në garantimin e të drejtës për të mbajtur armë zjarri.

Ndonjëherë është e vështirë për bashkësinë ndërkombëtare të kuptojë se sa i ndryshëm është debati në Amerikë për shkak të amendamentit të dytë të kushtetutës e për shkak të historisë sonë të gjatë të pronësisë mbi armët“, thotë Amy Swearer, Heritage Foundation

Por një numër gjithnjë e më i madh amerikanësh po u bëjnë thirrje udhëheqësve të tyre politikë t’i mbrojnë nga dhuna me armë. Afro 40 mijë amerikanë vriten me armë zjarri çdo vit dhe pjesa dërrmuese e tyre janë pasojë e vetëvrasjeve./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *