Shembet Teatri Kombëtar

Tension e përplasje mes protestuesve dhe policisë

Ky është momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar. Ka qenë ora 04:30 e mëngjesit të sotëm kur fadromat nisën shembjen e godinës.

Në ndihmë shkuan forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë aktorët dhe aktivistët e ngujuar brenda godinës.

Jo të pakta qenë tentativat e artistëve për të ndaluar shembjen e teatrit, që çuan edhe në tensione e përplasje të forta mes tyre dhe efektivëve të policisë.

Në kundërpërgjigje, artistët që protestonin u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. Disa prej artistëve u shoqëruan.

Gjithsesi fadromat vijuan me prishjen e teatrit edhe me zbardhjen e ditës. Pavarësisht rezistencës, policia e cila kishte formuar një kordon mbrojtje, kundërvepronte sa herë tentohej që të çahej nga protestuesit.

Pati jo vetëm aktorë që u përplasën me forcat e rendit e që më pas u shoqëruan, por edhe përfaqësues të opozitës.

Rezistenca e qytetarëve për mbrojtjen e teatrit vijon ende.

Leave a Reply