Shkarkimi i 20 diplomatëve, PD ankohet te Meta: Rama dhe Cakaj

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar, pas vendimit të Ministrit të Jashtëm në detyrë për largimin e 20 diplomatëve nga puna.

Sipas Shehut Cakaj po vendos ne terror trupën tonë diplomatike, duke ndërmarrë spastrime e transferime të diplomatëve.

“Kryeministri e Ministri i Jashtëm sot po luan rolin e Ponç Pilatit. Ndërsa Zv.Ministri i Jashtëm Cakaj po vendos nën terror Trupin tonë Diplomatik.

E ngjashme ajo që po ndodh sot në Ministrinë tonë të jashtme me raprezaljet e vitit 1945. Krejtësisht antikushtetuese, antiligjore dhe e pa precedencë që prej vitit 1991, kjo “valë pastrimesh e transferimesh”, siç e quan Cakaj me një gjuhë marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri të nderuar, pavarësisht ndonjë emri të hedhur për justifikim”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Shehu këmbëngul se këto largime janë antikushtetuese dhe e gjithë kjo procedurë e zyrtarizuar dhe e auto-atribuar nga zv/ministri.

Më tej Shehu i ka bërë thirrje Presidentit Meta që të reagojë.

“Ndërsa Kryeministri e Ministri i Jashtëm i dekretuar fërkon duart si…., më në fund ai ka gjetur një “instrument” të verbër e shkatërrues për të terrorizuar e nënshtruar plotësisht diplomacinë tonë, siç bëri rreth 2000 vite më parë Ponc Pilati.

Fatkeqësi e madhe kjo ndaj cilës duhet një reagim i fortë, duke filluar nga Presidenti”, ka shkruar më tej Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *