Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës drejt Greqisë, 7 në pranga

Shtatë persona janë vënë në pranga, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike drejt vendi fqinj.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Udhëtimi”, janë sekuestuar 23.4 kg. kanabis sativa. Operacioni është shtrirë në qytetet e Korçës dhe të Tiranës.

Të arrestuarit në Korçë janë: Adrian Lile, nga Tirana, Enver Lika nga Laçi, Altin Kodra, nga Lushnja, Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka nga Tirana. Ndërsa në Tiranë u prangosën: Gjergjo Gjoka nga Lezha, dhe Platin Bodi nga Durrësi.

Nga hetimet e policisë rezulton se 7 personat janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Krahas drogës, policia ka sekuestruar edhe 6 aparatë telefonikë celularë, 90 euro, 100 mijë lekë dhe dy automjete.

Leave a Reply