Shqiptari baba i papërgjegjshëm, mbyll vajzën në makinë dhe ikën në kazino!

Një shqiptari në Itali i është hequr kujdestaria e vajzës së tij, pasi e la vogëlushen, vetëm 3 vjeç, të mbyllur brenda në makinë, në mënyrë që ai të futej në një sallë lojërash fati dhe të luante bixhoz. Rasti është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat thonë se 30-vjeçari shqiptar është me profesion kuzhinier.

Më 05.12.2018, në Cagliari, shqiptari e la vajzën e tij të mbyllur në makinë, të cilën e kishte lënë në parkim, dhe doli për të luajtur bixhoz ku qëndroi përreth 40 minuta pa u shqetësuar për fëmijën.

Vajza u mor nga karabinierët, ndërsa babait shqiptar ju hoq kujdestaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *