Shtëpia e Bardhë kërkon rrugë ligjore për dëbimin e Gylenit

NBC pretendon se SHBA kërkon dëbimin e Gulen për të kënaqur Ankaranë në këmbim që ajo të ndalë presionin mbi Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Kashoggi.

Departamenti i Shtetit përgënjeshtron lajmin e dhënë nga NBC përmes zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Naouert i cili tha:

“Më lejoni të shtoj se, nga bisedat që kam bërë me disa kolegë, Shtëpia e Bardhë nuk ka marrë pjesë në ndonjë diskutim mbi çështjen e Fethullah Gylenit”.

Duke komentuar mbi këtë pretendim Heather Naouert theksoi se këto janë dy çështje krejtësisht të ndryshme dhe kujtoi se Ministria e Drejtësisë është organi kompetent që merr parasysh kërkesën e autoriteteve turke për deportim. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme amerikane pranoi se Turqia ka dorëzuar kërkesave të shumta vitin e kaluar për çështjen e Fethullah Gylenit, duke shtuar se SHBA-të vazhdojnë të vlerësojnë provat e paraqitura ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *