Shtëpia e Bardhë shpall ‘non grata’ gazetarin e CNN që u përplas me Trump

Shtëpia e Bardhë i pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një debati gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mëkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”. Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”. Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *