Shtohet numri i policëve të plagosur, efektivja humb 4 gishtat e dorës

Një punonjëseje policie, kapsolla e hedhur nga protestuesit i ka prerë 4 gishtat e dorës.

Nga protesta e cila po zhvillohet në hyrje të Kuvendit, nga banorët e zonës së Astirit, kanë mbetur të lënduar 12 efektivë të policisë, mes tyre edhe zv.drejtori i zv.drejtori i Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Burime nga policia bejne me dije se dy nga efektivet e plagosur jane rende, nderkohe qe nje policeje i jane prere gishtat e dores si shkak i shperthimit te kapsolles qe iu hodh.
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah, siç njofton Policia.
Ndërkohë, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Deklarata e policise

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *