Situata nga reshjet, Ministria e Mbrojtjes: Vijon shpërndarja e ndihmës ushqimore për të prekurit

Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të qëndrueshme dhe të dendura me prani të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, reshjet e shiut kanë qenë të herëpashershme me intensitet deri të lartë, lokalisht shtrëngata dhe stuhi.

Gjatë natës sasia më e madhe e reshjeve të shiut të rëna është: Lezhë 20.0 mm shi, Shkodër 12.0 mm shi dhe

Tiranë 12.0 mm shi, ndërsa në pjesën tjetër e vendit kanë rënë më pak se 7.0 mm shi.

FIERZA: Kuota 295.49 m; Q=700 m3/sek; P=460 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 0 m3/s.

KOMANI: Kuota 172.78 m; Q=870/420 m3/sek; P=580 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 400 m3/s.

V.DEJES: Kuota 74.80; Q=1360/280 m3/sek; P=239 MW; 5 Ag në punë; Shkarkim nga porta 800 m3/s.

Qarku Shkodër

Si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa ku më i prekuri ka qenë fshati Obot, si dhe janë marrë masat për sigurimin e ushqimit për bagëtitë të këtyre zonave.

Janë siguruar dhe shpërndarë ndihmat si më poshtë:

Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë shpërndarë 7 tonë koncentrat si dhe 11 ton bar i thatë.

Në Njësinë Administrative Dajç janë shpërndarë janë shpërndarë 11 ton koncentrat për bagëti.

Ndodhen të magazinuara 2 ton koncentrat për bagëti i cili do të shpërndahet sipas një grafiku të caktuar.

Kjo sasi ushqimore për bagëti është siguruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me Ministrinë e Mbrojtjes (DPEC) Ministrinë e Bujqësisë dhe Donacioni i Dhomës së Tregtisë dhe AIBA.

Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji si më poshtë:

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në Njësinë Administrative Ana e Malit 450 pako ushqimore dhe 180 pako me detergjent.

Ditën e djeshme më datë 12.03.2018 me fillimin e reshjeve situata është vështirësuar dhe niveli në Lumin Bunë në zonën e Dajçit ka arritur rreth 22 cm, duke e vështirësuar përsëri gjendjen në zonat e përmbytura.

Aktualisht FA eshte e pranishme ne zonat e prekura nga uji me efektivet dhe mjetet e batalionit te kembesorise se Shkodres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *