Skandali i abuzimeve që po prek Kishën në të gjithë botën

Bërjet publike të abuzimeve seksuale dhe mbulimeve nga ana e hierarkisë së Kishës Katolike në SHBA kanë ringjalluar ndjesinë e një tradhtie që ka shkatërruar besueshmërinë e klerit amerikan pas valës së parë të skandaleve në 2002.

Por Amerika nuk është në rast i vetëm; kjo situatë është shfaqur në të gjithë kontinentet në dy vitet e fundit duke përfshirë edhe atë latino-amerikan, kontinentin e Papës.

Pritet që Papa të flasë mbi këto çështje këtë fundjavë kur të vizitojë Irlandën, vendin e parë që u përball me këto probleme në vitet 90. Le t’i hedhim një vështrim vendeve të përfshira më shumë në këtë skandal:

Amerika: Pas bërjes publike të abuzimeve ekleziastike në Boston në vitin 2002, peshkopët amerikanë adoptuan norma anti-abuzive më të rënda në Kishën Katolike; një politikë që përjashton nga kjo detyrë këdo prift që kryen një akt abuzimi të pranuar ose të provuar.

Rregulli e do që dioqezat të raportojnë akuzat e abuzimeve në polici dhe që bëhet një mbledhje laike që merr dhe ekzaminon ankesat.

Skandali amerikan u ripërsërit në qershor me disa rrëfime, ku një prej kardinalëve që elaboroi politikën e vitit 2002, tani arqipeshk i tërhequr i Uashingtonit, Theodore McCarrick u akuzua për abuzime të paktën të dy minorenëve si dhe të seminaristëve të rritur.

McCarrick thotë se është i pafajshëm, por kohët e fundit ka dhënë dorëheqjen si kardinal. Tani një gjykatë në Pensilvani ka nxjerrë një raport, në të cilin 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht mbi 1000 fëmijë, ndoshta edhe më shumë në 6 dioqeza të shtetit qysh nga vitet 40.

Kili: Françesko zbuloi personalisht abuzimet seksuale nga ana e klerit dhe se si këto ishin fshehur nga hierarkia katolike duke krijuar skandalin më të madh në këto 5 vite të papatit të tij.

Në një vizitë në Kili Françesko lëshoi një lumë kritikash kur cilësoi si shpifje akuzat kundër një peshkopi kilian, të cilin e kishte mbrojtuar fort. Kur e kuptoi gabimin e tij, Françesko ndryshoi pozicion; urdhëroi një hetim nga ana e Vatikanit, u kërkoi falje personalisht viktimave, të cilat i kishte kritikuar dhe detyroi hierarkinë katolike kiliane të dorëhiqej.

Australi: Australia hodhi në veprim një hetim kombëtar prej 4 vitesh për të gjitha format e abuzimit institucional, katolik dhe të tjera dhe arriti në përfundimin se 4444 njerëz ishin abuzuar në më shumë se 1000 institucione katolike nga 1980 deri në 2015.

Hetimi i Komisionit Mbretëror, hetimi më i lartë në nivel kombëtar zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë në Australi nga 1950 deri në 2010 ishin akuzuar për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Një prej tyre kardinali George Pell, ministër i financave në Vatikan dhe këshilltar i Françeskos shkoi në Melbourne për t’u gjykuar për abuzime seksuale.

Pell thotë se është i pafajshëm. Kohët e fundit Françesko pranoi dorëheqjen e arqipeshkut të Adelaide-s, Philip Wilson që e bën klerin katolik të rangut më të lartë që është dënuar për fshehje të abuzimeve.

Francë: Një nga kardinalët më të shquar të Francës, Philippe Barbarin do të gjykohet në janar për fshehje të një rasti të një pederati në Lion, ku Barbarin ishte arqipeshk qysh prej 2002.

Barbarin dhe 5 të tjerë akuzohen se e kanë ditur që prifti Bernard Preynat abuzonte seksualisht me minorenët dhe që nuk e kishin denoncuar në polici. Preynat që tani është 70 e ca vjet ka rrëfyer për viktimat dhe për takimet me superiorët e tij përfshirë këtu edhe Barbarin.

Një i akuzuar tjetër është edhe një funksionar i Vatikanit përgjegjës për abuzimet me të cilin Barbarin ishte konsultuar për rastin Preynat duke i thënë që ta mbante prifin larg nga fëmijët që të evitonin me çdo kusht një skandal.

Irlandë: Hetuesit kanë sjellë 4 raporte masive që prej 2005 mbi një histori të kishës që përballet me priftërinj pederatë duke mundësuar kështu dobësimin e kishës angleze katolike në një shoqëri dhe me një politikë si Irlanda.

Raportet detajojnë sesi dhjetra mijëra fëmijë kanë pësuar një gamë të gjerë abuzimesh në institucionet e administruara nga kisha, si p.sh peshkopët irlandezë lëviznin nga një vend në tjetrin priftërinjtë pederastë ose në Amerikë dhe në Australi dhe sesi peshkopët nuk denoncuan në Dublin në polici, derisa kur u detyruan nga denoncimet në vitet 90.

Vatikani: Në qershor gjykata e Vatikanit shpalli fajtor monsinjor Carlo Capella për zotërim dhe shpërndarje të pornografisë infantile dhe e dënoi me 5 vite burg. Capella pranoi t’i kishte parë imazhet dhe e quajti një periudhë brishtësie dhe krize të brendshme për shkak të transferimit në ambasandën e Vatikanit në Uashington.

Në vitin 2013 Vatikani akuzoi ambasadorin në Republikën Domenikane, monsinjor Jozef Wesolowski për abuzime mbi fëmijët. Wesolowski u përjashtua nga priftërimi nga gjykata e Vatikanit, por vdiq para se t’i bëhej gjygji penal.(Tucson.com, bota.al)

Leave a Reply