Sondazhi/ Shqipëria, vendi më pro-amerikan në NATO

Shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan në Europë dhe këtë e vërtetojnë edhe anketa e sondazhe të ndryshme.

Një raport në formë ankete i publikuar nga Gallup së fundmi në kuadër të samitit të NATO-s, tregon se, shqiptarët janë dakord në masën 72% me lidershipin amerikan në Aleancën e Atlantikut.

Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë.

Madje, ndjekësi më i afërt i Shqipërisë është Polonia me 56%.

Në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë, niveli i aprovimit të shqiptarëve ndaj lidershipit amerikan në Aleancën e Atlantikut Verior ka rënë me 4 pikë përqindje.

Por, sërish i vendos ndër popujt që kanë pësuar rënien më të ulët të besimit ndër vendet e tjera anëtare të aleancës.

Ndërkohë, vetëm tre vende të Aleancës, Mali i Zi, Sllovakia dhe Polonia raportojnë një rritje të besimit te lidershipi amerikan, raporton SCAN.

Besimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar i palëkundur edhe përgjatë presidencës së Donald Trump.

Mbështetja e këtij të fundit ndaj vendit tonë në aleancën e Atlantikut duket se vjen në kuadër të respektit reciprok.

Leave a Reply