Sot takimi Merkel-Macron/ Mediat franceze: Varet fati i negociatave për Shqipërinë

Një ditë pasi Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakord për datën e bisemideve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tashmë diskutimi mbetet në nivelin e lartë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen këtë të mërkurë në Tuluzë të Francës, për të diskutuar mes të tjerash dhe cështje të politikës së jashtme mes dy vendeve.

Sipas mediave gjermane në axhendën e bisedimeve do të jenë dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një përfaqësues i qeverisë së Kancelares Angela Merkel tha për gazetën Welt se kancelarja do të trajtojë temën e negociatave me Macron të mërkurën në Këshillin e Ministrave Franko-Gjermane.

Ndërsa Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Paris zyrtar po justifikon refuzimin e e tij duke bërë thirrje për një rregullim thelbësor tëprocesit te zgjerimit te BE, para fillimit të bisedimeve të pranimit.

Sipas mediave gjermane mosmarrëveshjet në aksin politik Berlin – Paris për negociatat me Shqipërinë do të diskutohen gjatë konsultimeve ndërqeveritare franko-gjermane këtë të mërkurë në Tuluzë dhe, të nesërmen, në Samitin e BE që fillon në Bruksel.

Spiegel shkon një hap më tej dhe parashikon një “skandal” në samitin e BE në të cilin Presidenti Francez Macron mund të mbetet plotësisht i izoluar.

“Në samitin e tyre këtë javë në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeveritë do të debatojnë për integrimin e dy shteteve të vogla në skajin lindor të BE-së. Pothuajse të gjitha 28 qeveritë janë pro fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Samiti I të enjtes dhe të premtes tani kërcënon një skandal,. thotë një diplomat i lartë gjerman për Spiegel.

Kancwelarja gjermane u takua me presidentin francez Emmanuel Macron të dielën në paris ku deklaroi se parisi dhe berlini do të kenë qëndrim të unifikuar në samitin e këshillit europian.

Leave a Reply