Spartak Ngjela: Ja përse e kanë kërcënuar Bashën në Gjermani

Avokati i njohur Spartak Ngjela beson se Lulzim Basha mund të jetë kërcënuar politikisht gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Në një intervistë në RTV Ora, Ngjela u shpreh: “Po vajte në një vend të perëndimit, dhe kthehesh pa thënë se ç’të thanë, dije se të kanë kërcënuar”.

Më tej Ngjela shprehu besimin se kriza politike në Shqipëri do të zgjidhet me ndërhyrje të amerikanëve.

“Bryan Yee e zgjidhi me forcë, pra kjo do të thotë që kemi një precedent. Vijmë në rastin e sotshëm, do ta zgjidhë prap, por si, nuk e di. Besoj me argument të lartë, jo me forcë. Shikoni kemi një bazë amerikane sot në Shqipëri. Palmer këta do t’i konsiderojë ekstra legalë”, deklaroi Ngjela.

Leave a Reply