Sulejman Rexhepi i gëzohet vrasjes së gazetarit saudit

Bota demokratike, si dhe ajo e lirisë së fjalës dhe e shprehjes lirshëm të mendimit, tash disa ditë është tronditur nga vrasja misterioze e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Kjo zhdukje misterioze e gazetarit në fjalë ndodhi në Republikën e Turqisë, konkretisht, në konsullatën arabe në Turqi. Gazetari hyri aty, këtë e regjistruan edhe kamerat e konsullatës, por, nga aty nuk doli. Shërbimet e intlegjencës turke këmbëngulin se gazetari saudit është likuiduar për shkak të qëndrimit të tij kritik ndaj princit saudit.

Kundër këtij gjesti morbid është ngritur mbarë bota demokratike. Është vrarë një gazetar, një kumt i fjalës së vërtetë, nga ata që frikësohen nga e vërteta dhe, ëndërrojnë që të gjithë përhapësit e së vërtetës të zhduken njëherë e mirë. Në mesin e këtyre monstrave është edhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së dhe njolla e zezë e myslimanëve të Maqedonisë. Veç kësaj, Mulla Sula, i hendikepuar nga përfshirja e tij në “listën e zezë” saudite, për shkak të ofendimit Mbretit Saudit, përt shkak të ofendimit dhe sharjes të popullit arab, të kulturës, civilizimit dhe arsimimit arab, ai mezi pret që i pari të jetë që i shpreh përkrahje vend e pa vend mbretërisë saudite. Mbretëtia Saudite për momentin është në telashe të mëdha, është në një situatë të pavolitshme në të cilën është zhytur, edhe atë në tokën turke. Republika e Turqisë është e bindur se ky krim është bërë nga përfaqësues të shërbimit sekret saudit që kanë qenë të instaluar në konsullatën saudite ku e kanë organizuar likuidimin e kritikut të princit saudit. Arabia Saudite ka nevojë për përkrahje shtetërore në këtë moment të pavolitshëm diplomatik dhe nuk ka nevojë për përkrahje nga kriminelët, si Mulla Sula. Mulla Sula nuk guxon që në emër të popullit shqipar mysliman t’i japë përkrahje një akti barbar siç është vrasja e gazetarit Khashoggi! Mulla Sula solidarizohet me një akt barbar, me një likuidim të përfaqësuesit të fjalës së lirë dhe të vërtetës, dhe shpreh qëndrimin kundër palës turke e cila i posedon të gjitha faktet se ky rast është vrasje klasike nga shërbimi sekret saudit.
Analizat dhe opinionet e njerëzve të shërbimit intelegjent turk flasin se JAMAL KHASHOGGI u mbyt dhe ai vdiq në shtatë minuta, ndërsa trupi iu pre ndersa ishte ende gjallë. Lajmi është konfirmuar nga një burim turk në gazetën Syri i Lindjes së Mesme, i cili dëgjoi plotësisht regjistrimin audio të momenteve të fundit të gazetarit saudit.
Khashoggi u zhvendos nga zyra e konsullit në konsullatën saudite në Stamboll në një zyrë, ku u torturua dhe iu copëtua trupi.
Tre minuta audio janë dërguar në gazetën turke Sabah, e cila zbulon detajet e saj të tmerrshme.
“Konsulli u mor nga dhoma, ata erdhën për ta vrarë“, tha burimi.
Personi që ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë, mendohet se ka qenë kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy.
Pas takimit në Riad, me Mbretin Salman dhe me princin e kurorës 33 vjeç, Mohammed bin Salman, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është në Ankara ku do të takohet me Presidentin Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm.
Situata ëshë shumë e nderë dhe në disfavor të Mbretërisë Saudite. Përkrahja nga kriminelët e tipit të Sulejman Rexhepit, Mbretërisë Saudite veçsa ia rëndon edhe më shumë situatën aktuale.
Për fatin e keq të shqipatrëve myslimaë, nëse eventualisht del fajtor konsullati saudit, atëherë edhe shqiptarët do të perceptohen si popull që për “prijës fetar” kanë një kriminel dhe një shpirtzi i cili solidarizohet me vrasësit e fjalës së lirë dhe me likuiduesit e së vërtetës. E vërteta në këtë rast do të jetë, sipas të gjitha gjasave, në anën e amerikanëve dhe turqëve. Në ç’vrimë do të futet aëherë Sulejan Rexhepi, ky turp i kombit shqipar mysliman që shërndanë letra përkrahje si dikur Esko Bare dollarë për të varfërit kolumbianë që po vdisnin nga droga e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *