Sulejman Rexhepi i izoluar ndërkombëtarisht

Këto ditë, media të shumta e në gjuhë të ndryshme, kanë publikuar fragmente nga një raport rreth 100 faqëshe të përgatitur nga institucionet përkatëse të Repubikës së Turqisë, mbi veprimet e kriminalizuara dhe shkatërrimtare të Sulejman Rexhepit, uzurptorit të BFI-së!

Raporti origjinal përfshinë skandale të shumta, abuzime me detyrën, me vendin e punës që e paraqet si drejtues të Institucionit, lojëra jo të ndershme me ndërkombëtarët, përpjekje për t’i keqpërdorur ndërkombëtarët, grabitje e shitje të vakëfit, bashkëpunimet e Sulejman Rexhepit me rryma të dyshimta fetare etj.

I njëjti raport muaj më parë i është drejtuar të gjitha instanave shtetërore, instancave më të larta fetare si dhe të gjithë myftinive, institucioneve arsimore dhe shoqatave humanitare në Republikën e Turqisë.

Nga përpjekjet për të mësuar se cilat ishin arsye e publikimit dhe si arritën që fragmente nga ky raport të kenë edhe mediat turke, u muar vesh se, ky publikim erdhi si pasojë e përpjekjeve të Sulejman Rexhepit për të manipuluar me opinion duke demonstruar “përkrahje” të shtetit turk! Shqetësuese për autoritetet turke kan qenë dy momente të ndodhura brenda pak ditëve: e para, vizitën shëndetësore si dhe mikëpritjen private të Myftiut të Afijonit që përpiqet ta paraqesë si “udhëtim zyrtar” dhe si “përkrahje të shtetit turk” dhe, e dyta, takimet e rëndomta me ndonjë nga përfaqësuesit turq, qoftë edhe për t’ia tërhequr vërejtjen në mënyrë diplomatike, ai i publikon si “vizitë pune”, siç ishte rasti i fundit me drejtorin e TIKA-s për Maqedoni!

Sulejman Rexhepi me gjasë kishte njohuri se shteti turk po përgatit raport për të dhe punën e tij ndaj dhe, duke e pritur izolimin turk ai paraprakisht do t’i zbusë raportet me pushtetin arab, duke iu nënshtruar deri në mohim të aftësive kolektive për zhvillim të jetës fetare islame dhe në ftesë të kuadrit arabë për të ardhur në Maqedoni dhe për t’ua mësuar islamin myslimanëve të Maqdonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *