Sulejman Rexhepi “nëna” e skandaleve

Gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, me rastin e Konferencës ndërkombëtare organizuar nga Liga Botërore Islame, Sulejman Rexhepi ka shfrytëzuar rastin që të takohet me struktura të ndryshme, madje dhe tejet të dyshimta, ndonëse është sugjeruar nga ambasadori i Kosovës, Dr. Rexhep Boja, që t’ju shmanget kontakteve të tilla. Në të gjitha kontaktet ka kërkuar ndihma konkete financiare, mundësisht me ia dhënë dollarët në “aktofkë”! Ndihmën e ka kërkuar me arsyetim se, firma e tij personale, e ashtuquajtura BFI, e dikurshmja, po falimenton si pasojë e “rënies së sensit” (çfarë ofendimi idiotik) për islamin tek popullata myslimane në Maqedoni, të cilët, nuk po kontribuojnë më si dikur, me fitra, zeqat dhe me kontribute vullnetare.

Një prej arsyeve të zhgënjimit të myslimanëve në raport me BFI-në, Sulejman Rexhepi ka përmendur edhe vendosjen e paluhatur të BFI-së që të kthehet kah Arabia Saudite ku kultivohet islami burimor e tradicional. Kurse, këtë vendim të “rijasetit” Sulejman Rexhepi e paskësh argumentuar me tri fakte, duke ju thënë se, përkrahja e BFI-së për autoritetet saudite me rastin e likuidimit të gazetarit Xhamal Kashogi, si dhe vendimi për t’i thirrur në ndihmë alimët sauditë për t’i stërvitur imamët e Maqedonisë për thirrje për në islam, ka shkaktuar një iritim të konsiderueshëm te myslimanët e Maqedonisë në raport me BFI-në. Ndërsa si argument i fundit dhe, shumë bindës sipas Sulejman Rexhepit, është dhe refuzimi i sivjemë i ftesës së Ambasadës së Katarit në Tiranë, në pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, e nën patronatin e ambasadorit z. Ali Bin Hamad Al Marri, mbajtur më 12 dhjetor në ambientet e Hotel “Mac Albania” në Tiranë!

Natyrisht, Sulejman Rexhepi nuk është se po përfillet nëpër takime te tilla, prandaj dhe, në bazë të informatave që po na vijnë nga Arabia Saudite, ai po përjeton një zhgënjim të madh, deri në thyerje nevore, për ç’gjë madje edhe i është ofruar shërbim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *