Sulejman Rexhepi shembulli tipik i hipokritit të pacipë

Janë jashtëzakonisht shumë të neveritshme reagimet “patriotike” të Sulejman Rexhepit, i cili është turp i kombit dhe, rrjedhimisht, askujt nuk i bën nder me reagimet e veta skajshmërisht hipokrite. Reagimi i fundit i Sulejman Rexhepit është i para disa minutave me rastin e dorëheqjes së Kryeministrit kosovar, të komandantit kombëtar e trimit më patriot që ka pasur kombi ynë shekujve të fundit, Ramush Haradinaj. KOMANDANT RAMUSHI, sot u dorëtërhoq nga posti i Kryeministrit meqë qenka ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale Ndërkombëtare. Ramush Haredinaj nuk dëshiron që në bankën e gjyqit të ulet e të tallet dikush me të si Kryeministër, ai ka vendosur që atje të ulet si zotëri Ramushi, si komandant i përjetshëm, si qytetar i thjeshte dhe mos të jetë ai për të cilin do të flitet në historinë e njerëzimit se një herë e një kohë para një paneli gjyqtarësh apo prokurorësh është ulur një kryeministër i Kosovës. Pra, për Ramush Haredinajn kjo gjë është e shenjtë, të vlefshme janë institucionet shtetërore të pacënueshme të Kosovës dhe jo personaliteti i tij si vlerë e padiskutueshme kombëtare. Dhe, këtë gjest të komandantit ta vlerësojë dikush si çifti i Sulejman Rexhepit, me pseudonimin prej kodoshi “Zharko” është më se cinike, hipokrite dhe e pamoralshme.

Në reagimin e vet “reisi” me të gjitha cilësitë e prijësit të një bande kriminele, thotë se “qenka për shtetin e së drejtës”, duke dalur injorant e duke mos e kuptuar se Ramush Haredinaj nuk është “lëndë” e shtetit të së drejtës por e një institucioni ndërkombëtar palë me “drejtësinë serbe”! Sulejman Rexhepi, pas një thes pareshë të shpenzuara në korruptim të drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, më në fund u ulë para bangës së akuzës dhe ku mbi 2 ore e gjysëm u përgjigj për veprat e veta penale, edhe atë si “reis”, duke lejuar që të ndodhe presedenti: për herë të parë në historinë e BFI-së akuzohet Reisul Ulema, jo një qytetar i thjeshtë mysliman por një reis. Kjo njollë kurrë nuk mund t’i shlyhet Institucionit tonë. Sulejman Rexhepi duhet ta marrë si shembull Ramush Haredinajn dhe mos të tallet me gjestin fisnik të tij që del veç prej burrave të kombit e jo prej “burrrave” të shërbimeve sekrete. Kombi shqiptar ia refuzon Sulejman Rexhepit çdo veprim të tij që nuk janë asgjë tjetër përveç njolla të pista të një hipokriti që mundohet t’i paraqesë si faqe historie. Turpi nuk përbën histori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *