Sulejman Rexhepi tallet me drenicakët

Zërave kritikë të ndërkombëtarëve kundër pengimit të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të ideve, mbrëmë nga sofra e restorantit “Konaku” iu shtua edhe Sulejman Rexhepi. Duke qenë një nga personat e përfshirë në listën e zezë, Sulejman Rexhepi ka shprehur keqardhje për “sjelljen e egër” të drenicakëve që e penguan presidentin serb Vuçiq për të vizituar bashkëkombasit e vet heronjë në fshatin Banjë të Skenderajt.
Sulejman Rexhepi, duke shkumuar nga mishi i pjekur, mbi një orë ju ka folur bashkëpunëtorëve të vet për pasojat e paparashikueshme që mund të vijnë nga “drenicakët e pagdhendur” që duke ia zënë udhët Vuçiqit në fakt ia bllokojnë udhët gjithë shqiptarisë.
Nisur nga përjetimi i udhëtimit të vet në Beograd si “i vetmi VIP shqiptar”, si dhe nga miqësia e ngushtë me faktorët serbë, Sulejman Rexhepi ka kritikuar edhe diplomacinë serbe që nuk ju ka shkuar në mend që ta kërkonin ndihmen e Sulejman Rexhepit për t’ia pastruar udhët e itenerarit protokolar presidentit serb Vuçiq.
“Të më kishin thënë mua shkijet që t’ia eliminojmë të gjitha therrat e magarit që mund t’i dalin në rruge Vuçiqit, unë do t’i kisha thënë mikut tim z. Hysni Gucatit i cili, për hatrin tim me të gjithë veteranët e UÇK-së, do t’i vihej në shërbim ruajtjes dhe sigurisë së Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Sulejman Rexhepi.
Edhe një dëshmi që flet se Sulejman Rexhepi ka kohë që i ka hypur cjapit bithëprap.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *