Sulmohet me qumësht Nigel Farage

Ky është momenti kur eurodeputeti Nigel Farage sulmohet me qumësht.

Lideri i Partisë së Brexit u godit nga një i ri në Njukastëll, gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Europian. I shndërruar në figurën kryesore pro shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE, Farazh ka mbledhur njëkohësisht shumë armiq politikë.

Nigel Farage është i fundit i një serie politikanësh të sulmuar gjatë daljeve në publik.

Në mars të 2017-ës, asokohe kandidati për president i Francës, Emmanuel Macron, u godit me vezë në kokë gjatë një panairi të bujqësisë.

Goditjet e politikanëve janë modë në Francë. Shembull janë dy ish-kryeministrat François Fillon dhe Manuels Valls të sulmuar me miell e goditur me shuplakë.

Ndonëse ka admirues të shumtë, sulmeve nuk u ka shpëtuar as kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë një manifestimi zgjedhor është goditur me domate, por gjithsesi e vijoji fjalimin.

Leave a Reply