Takimi më 6 janar

Ishte Kurti ai që ka refuzuar tre herë thirrjen e Thaçit, që ky i fundit i përcillte në Selinë e VV-së, përmes letrave.

Thaçi i dërgoi dy letra brenda një dite Albin Kurtit, e që të dyja këto u refuzuan me arsyetimin se lideri i LV-së nuk ndodhet në Kosovë.

Kështu presidenti i vendit vendosi të provojë edhe një herë që të takojë Kurtin, duke zgjedhur ditën e fundit të vitit për t’u parë me të.

Mirëpo, edhe kjo kërkesë e Thaçit u kthye negativisht nga kreu i LV-së, Albin Kurti.

Duke ia uruar Vitin e Ri, Kurti kërkoi nga presidenti që të takohen me datë 6 janar.

Kësaj thirrje i është përgjigjur sot pozitivisht i pari i shtetit. Në paraqitjen e fundit për këtë vit para gazetarëve, Thaçi ka thënë se mund të takohet me Kurtin të hënën.

Ai, megjithatë, për këtë takim e ka caktuar orën 15:00 për t’u parë me liderin e LV-së.

“E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirë se vjen në ditën që ka propozuar”, ka thënë Thaçi.


Leave a Reply