Task-Forca Anti-korrupsion: Kapen me shkelje për lejet, u mbahen lekët e pagës specialistëve të Mjedisit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, drejtuese e Task-Forcës Anti-korrupsion, ka bërë publik si cdo të mërkurë rezultatet e aksionit.

Ministrja njoftoi se janë marrë shtatë masa disiplinore për punonjësit e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë pas shkelje që janë konstatuar me lejet.

Për katër specialistë të mjedisit është kërkuar mbajtja e 1/3 së pagës, ndërkohë që tre të tjerë janë paralajmëruar për shkarkim nga detyra.

Leave a Reply