Të huajt të apasionuar për të ‘fluturuar’ në Llogora

Të rinjtë e huaj që vizitojnë Shqipërinë gjatë stinës së verës, por edhe shqiptarë gjithnjë e më shumë po tërhiqen nga sporti i fluturimeve të lira. Aeronautika Shqiptare po vazhdon me promovimin e turizmit nëpërmjet fluturimeve të lira të kthyera tashmë në një sport të preferuar nga Pista Olimpike e fluturimeve në Llogora, e cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë.

“Mediterranean Heart”, përherë një ndalese e “detyruar” në Himarën turistike, një investim i qeverisë shqiptare i dha imazhin e dëshiruar nga të gjithë, pikës ndoshta më të lartë dhe më të bukur në Mesdhe në shumë këndvështrime. Llogaraja, për pozicionin unik që ka, si dhe për erën e favorshme ndihmon shumë në ushtrimin e këtij sporti, të përhapur shumë vitet e fundit.

Sipas të pasionuarve pas këtij sporti, fluturimi sportiv po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e promovimit, por edhe një resurs në rritje për turizmin.

Llogaraja, me vetëm 500 metër diferencë, është pika e dytë në botë mbi nivelin e detit e përshtatshme për fluturimin me velë.

Vlora ngërthen natyrshëm gërshetimin e sporteve të ujit me ato të ajrit, turizmin malor, arkeologjinë dhe plazhin. Ka të gjitha mundësitë të krijojë të ardhura të jashtëzakonshme nga turizmi i aventurës.

Pista Olimpike e fluturimeve “Mediterranean Heart” është tashmë një atraksion turistik i qytetit jugor, të Himarës.

Leave a Reply