Të shtëna me armë në Kaliforni, raportohet për dhjetëra të lënduar

Dhjetëra njerëz raportohet se janë qëlluar me armë zjarri në një kafene në Oaks të Kalifornisë.

Personi që ka shtënë me armë thuhet se fillimisht ka përdorur një granatë tymuese, dhe më pas ka hapur zjarr në kafenenë ‘Borderline Bar and Grill” në veri të Los Angelosit pak para mesnatës.

Fillimisht thuhet se sulmuesi ka shtënë me armë drejt një roje sigurie që po qëndronte para kafenesë, dhe më pas ka hyrë brenda duke hedhur granata tymuese gjithandej.

Disa dëshmitarë kanë treguar për televizionin ABC se sulmuesi kishte me vetë një armë dore. Disa të shtëna rresht ishin dëgjuar përpara se ai të futej brenda kafenesë, duke detyruara njerëzit që të thyejnë dritaret dhe të largohen nga kafeneja përmes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *