Të ulesh në lokal apo të shkosh në palestër/ Doktorët krijojnë listën e aktiviteteve më të rrezikshme nga Covid-19

Shkuarja në një lokal apo pjesëmarrja në Kishë me më shumë se 500 persona, duket se janë aktivitetet me rrezikshmëri më të lartë për t’u infektuar me Covid-19, thonë doktorët e Teksasit në SHBA, pas përpilimit të një liste.

Shoqata mjekësore e Teksasit, e cila përbëhet nga 53 mijë fizikantë dhe student mjekësie, nxorri listën që rendit vendet që kanë më shumë rrezik nga 1 në 10.

Sipas listës, të shkosh në një lokal, ose të marrësh pjesë në një mbledhje fetare me më shumë se 500 persona, apo një koncert muzikor e event sportive, renditen më lart sipas rrezikshmërisë.

Gjithashtu të shkon në teater, në një park apo palestër nuk mbeten shumë mbrapa në listë.

Të përqafosh apo t’i japësh duart dikujt ka një rrezik të moderuar. Pjesë e listës janë dhe aktivitete si udhëtimi me avion, pjesëmarrja në një dasmë apo funeral, të shkosh tek berberi apo të ulesh në një restorant.

Ndërkohë që aktivitete si të bërit Pazar, të presësh për të bërë një vizitë mjekësore apo të ulesh në një restorant me ambient të hapur nuk paraqet rrezikshmëri të lartë.

Leave a Reply