Tensione në protestë, tentohet të çahet sërish kordoni i policisë

Për të disatën herë protestuesit e opozitës tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Në drejtim të efektivëve janë hedhur sende të forta dhe tymuese.

Deri tani disa persona janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë që edhe një person ka mbetur i plagosur  duke akuzuar policinë për dhunë.

Policia me megafon ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

“TË NDERUAR QYTETARË! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme.

Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin. I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime.

Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen”, bën thirrje policia.

Leave a Reply