Tërmet me magnitudë 3.8 ballë në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e parë të ditës së premte në kryeqytet.

Sipas Institutit Euromesdhetar të Sizmologjisë tërmeti është regjistruar në orën 04:14 minuta të së premtes, me magnitudë 3.8 ballë.

Epiqendra e tërmeti ka qenë 52 kilometra në verilindje të kryeqytetit, me një thellësi prej 5 kilometrash. Nuk ka njoftim për dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *