Tërmet prej 5.7 ballësh në SHBA

Një tërmet me 5.7 shkallë të Rihterit është regjistruar afër qytetit Salt Lake City në Shtetet e Bashkuara. Dridhja ka bërë që energjia elektrike të ndërpritet në një pjesë të kësaj zone.

Epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të këtij qyteti. Besohet se rreth 2.7 milionë njerëz i kanë ndier dridhjet e tërmetit, raportoi Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Shumë banorë raportuan përmes internetit se i kanë ndier dridhjet në shtëpitë e tyre për 10 deri 15 sekonda, shkruan “Daily Mail”.

Së paku gjashtë dridhje të tjera u regjistruan pas dridhjes kryesore dhe u paralajmërua se është e mundshme të ketë më shumë dridhje më vonë.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar në shtetin Utah që nga viti 1992, kur një dridhje prej 5.9 ballësh të Rihterit ishte regjistruar në zonën Saint George.

Leave a Reply