Thaçi në Shkup me Zaev: Marrëveshja me Serbinë nuk e cënon Maqedoninë!

Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon turin e tij në shtetet fqinje për të promovuar idenë e tij dhe të Aleksander Vuçiqit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Thaçi sot qëndroi në Shkup ndërsa u kujdes që kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, ta sigurojë se ideja e tij nuk do t’ua prek territoret Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tanë as Maqedonisë, as Shqipërinë as malin e Zi dhe asnjë vend tjetër, por do të jetë një marrëveshje e koordinuar në plotësi me BE’në me SHBA dhe miqtë e partnerët tanë”, ka thënë Thaçi.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët me Thaçin.

Ndërsa presidenti Thaçi, theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke thënë se Kosova nuk ka asnjë cështje të hapur me Maqedoninë.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkohë që theksoi edhe rendësin e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u shpreh i prerë se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Leave a Reply