“The Sun”: Sa shumë na kushton dëbimi i shqiptarëve nga vendi!

Gazeta britanike “The Sun” shkruan në lidhje me procedurat e ekstradimit të emigrantëve nga vendi dhe më konkretisht për shqiptarët e dënuar aty.

Sipas shkrimit investigues këto ekstradime i kushtojnë goxha paund shtetit britanik.

Më konkretisht nuk bëhet fjalë vetëm për ekstradimin e të dënuarve, por edhe për emigrantët ilegalë qe jetojnë në Britani si dhe ata të cilëve u është refuzuar azili.

“Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e avionit ishte bosh”.

Autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë”, thuhet në artikull.

Sipas ‘Thë Sun” numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë, ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke kushtuar 12 milionë paund.

Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *