Thellohet skandali me makinën Toyota Yaris; fillimisht u gjetën 1.5 milion euro, më pas gjenden edhe 3.5 milion euro të tjera

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me shumë e madhe të eurove që u sekuestruan sot në portin e Durrësit, të fshehura në një makinë tip ‘Toyota Yaris’ pa targa, e cila ishte nisur nga Belgjika drejt vendit tonë.

Fillimisht u raportua se ishin gjetur 1.5 milion euro, por burime pranë grupit hetimor kanë pohuar për ‘News 24’ se në makinë janë sekuestruar në total rreth 5 milion euro, të cilat i përkasin prerjeve të ndryshme dhe deri tani ka rezultuar se asnjë nuk është falso.

Indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia ndërsa dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.

Policia ka shoqëruar 4 persona, të  cilët po merren në pyetje brenda ambienteve të Komisariatit të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *