Tiranë, konflikt në familje, xhaxhai vret nipin dhe më pas vret veten

Një i moshuar ka vrarë nipin e tij me çifte, për asye dhe ne rrethana që ende nuk dihen. Por pas këtij akti, ai ka qëlluar edhe veten, në përpjekje për t’u vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në fshatin Mullet të Tiranës.

Sipas të dhënave, fillimisht ka patur një konflikt verbal midis shtetasit Besim Hoxha, i cili më pas ka qëlluar me armë nipin e tij, Hasan Hoxha. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

I penduar siç duket nga akti i kryer, Besim Hoxha ka qëlluar veten me të njëjtën çifte. I plagosur ai është dërguar në spital, ku pak minuta më pas ka vdekur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi të dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *