Tjetër natë gueriljesh në Nantë pas vrasjes nga policia të një 22-vjeçari

Përshkallëzimi i dhunës, pas vjekjes së 22-vjeçarit Aboubacar Fofana, të martën pas një kontrolli të policisë në Nantes, çoi në arrestimin e 11 personave gjatë trazirave të natës së djeshme, sipas policisë referuar për France Tv Info.

Pesë ndërtesa administrative, një prej të cilave bibliotekë, u vunë në shënjestër nga protestuesit në lagjet Breil, Bellevue, Malakoff e Dervallières.

Media flet për zjarrvënie, makina të djegura dhe përleshje me agjentët e forcave speciale.

”Katër nga të arrestuarit janë minorenë”, raportoi policia.

Protestat dhe dhuna në rrugë kishin epiqendër lagjen Breil ku ngeli i vdekur Aboubakar, i cili, pasi kishte refuzuar kontrollin e policisë, kishte goditur me makinë një polic.

Ndër dëmet e konsiderueshme ishin 50 makina të djegura, zyra dhe dyqane të vjedhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *