Tragjedia në Genova/ Bushati ngushëllon familjarët e viktimave

Edhe minsitri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga tragjedia e ndodhur dje në Genova.

Postimi i plotë i ministrit Bushati

Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e #Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta.

Leave a Reply