Trashëgimia kulturore e Gjirokastrës në qendër të vëmendjes së qeverisë

Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s. Ajo është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë përsa i përket trashëgimisë kulturore.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në Gjirokastër, në ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të Rilindjes së Pazarit të qytetit të gurtë.

“Kur shikon rezultatet e kësaj pune nuk mund të mos mendosh për një moment se në 2103 kur ne morëm detyrën Gjirokastra ishte në listën e pasurive botërore në rrezik dhe Shqipëria rrezikonte të merrte nga UNESCO një vulë turpi për mungesë të plotë vëmendje dhe përgjegjësie ndaj një trashëgime kulturore si kjo, por jo vetëm si kjo këtu, por edhe si Berati që është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk po përpiqem të them se çka kemi bërë mjafton, por nuk ka diskutim se qysh nga 2013 deri sot kanë kaluar vetëm 5 vjet, por duket sikur ka kaluar një epokë e tërë, pasi Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s.

Gjirokastra është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë përsa i përket trashëgimisë kulturore. Gjirokastra ka parë investime të kryera në 5 vjet që janë më shumë se ne 20 e kusur vite pararendëse të marra të gjitha së bashku”, shtoi Rama.

Sipas tij, Gjirokastra jo vetëm sot nuk është më një pasuri në rrezik, por ka hyre në një fazë të re.

Ky projekt, vijoi Rama, i realizuar në bashkëpunim me fondin është një kartëvizitë e kësaj fazë të re.

“Sot Gjirokastra nuk është më një dëshirë, por është një shpresë reale e materializuar në rritjen shumë të konsiderueshme të numrit të turistëve dhe zgjerimin e mundësive të banorëve për të jetuar me turizmin”, tha Rama.

Leave a Reply