Trump përgëzon punën e jashtëzakonshme të FBI-së në hetimin e pakove të dyshimta

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot “punën e jashtëzakonshme” të FBI-së, policia federale amerikane, pas arrestimit të një personi në Florida në lidhje me hetimin për pakot e dyshuara me bombë në adresë të kundërshtarëve të tij politik.

“Këto akte janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në shtetin tonë”, theksoi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne nuk mund të lëmë dhunën politike të zërë rrënjë në Amerikë (…) Ne duhet t’i tregojmë botës se jemi të bashkuar”, shtoi ai.

“Një person u ndalua në kuadër të hetimit mbi pakot e dyshimta në adresë të personaliteteve anti-Trump”, njoftoi sot një zëdhënës i ministrisë amerikane të Drejtësisë në një “Twitter”.

Ky është arrestimi i parë që prej fillimit të hetimit, ndërkohë që numri i pakove të dyshuara të gjetura që prej të hënës arriti në 12 me ato që u gjetën sot në mëngjes.

Shumë personalitete të spikatura demokrate anti-Trump mes të cilëve, Hillary Clinton, Barack Obama por edhe kanali televiziv CNN kanë marrë pako që dyhshohet të jenë bomba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *