Trump vendos sanksione të reja ndaj Venezuelës në sektorin e arit

Shtëpia e Bardhë vendosi sot sanksione të reja edhe më të rënda ndaj Venezuelës, e akuzuar së bashku me Kubën dhe Nikaraguan si pjesëmarrëse të një “Troike të tiranisë” në Amerikën Latine.

John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas tekstit të një fjalimi të mbajtur në Majemi njoftohet se këto sanksione shënjestronin kryesisht sektorin e floririt, dhe masa ndëshkuese edhe më të ashpra ndaj Havanës.

Ai akuzoi këtë trekëndësh të terrorit që nis nga Havana në Karakas dhe në Managua dhe tre tiranët e tyre, të cilët besojnë se janë politikanë të fortë dhe revolucionarë por që në fakt nuk janë veçse figura komike dhe për të ardhur keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *