Tryeza për “Zgjedhoren”, Yuri Kim takime tre anëtarët e Këshillit Politik, i fundit Vasili

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar me tre anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykashin, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, ndërsa pritet që në orët e drekës të takohet edhe me Petrit Vasilin.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se takimet ishin parashikuar të përfundonin para mbledhjes së sotme të Reformës Zgjedhore e cila do të mbahet në orën 17:00.

Pas takimit kokë më kokë me kryedemokratin Lulzim Basha, dy ditë më parë diplomatja amerikane deklaroi se Reforma duhet të përmbushet deri në 31 Maj, ndërsa Basha nga ana e tij shprehu vendosmërinë për të përmbushur këtë kërkesë.

Në mbledhjen e 26 Majit Këshilli Politik arriti konsesus për kuotat gjinore dhe financimin e partive politike,

Ndërsa në fund të mbledhjes opozita u tregua e vendosur për të kushtin e garantimin të lirisë dhe fshehtësisë së votës./abcnews.al

Leave a Reply