Tunel dezinfektues dhe “sinjalistikë” pandemike! Tregu i Kombinatit me masa shtrënguese, e pranishme Ushtria dhe Policia

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtrake dhe efektivëve të policisë veçanërisht në tregun e Kombinatit, referuar si më problematiku sa i takon situatës pandemike në vend.

Siç mund ta shihni, qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë mbi rrathët e verdhë, për të zbatuar kështu distancën e sigurisë. Po kështu, hyrja dhe dalja nga tregu i fruta- perimeve të Kombinatit bëhet vetëm nëpërmjet tunelit të dezinfektimit, teksa askush nuk lejohet të futet brenda pa maskë.

Në hyrje të tregut, qytetarëve u kërkohet leja e autorizuar dhe më pas i nënshtrohen dezinfektimit si në fill ashtu edhe pas mbarimit të pazareve.

Leave a Reply