Tuneli nënujor i Norvegjisë, i cili pritet të kushtojë miliarda euro

Me akullnajat, fjordet dhe malet madhështore, Norvegjia njihet për peizazhin e saj natyror dramatik

Më shumë se 1000 fjorde e kufizojnë bregdetin perëndimor të këtij shteti, i cili është shtëpia e 5.3 milionë njerëzve. Sidoqoftë, territori i vështirë i saj e bën udhëtimin jo të lehtë.

Për këtë, qeveria e Norvegjisë po ndërton një tunel nënujor, i cili pritet të kushtojë plot 35 miliardë dollarë.

Plani përfshinë ura dhe tunelin nënujor më të gjatë të botës, diku rreth 392 metra.

Nëse Norvegjia e përfundon me sukses këtë projekt, atëherë do të fitonte garën kundër Kinës dhe Italisë, të cilat janë duke ndërtuar diçka të ngjashme.

Administrata Publike e Norvegjisë për Rrugë, trupi përgjegjës i qeverisë për këtë projekt, ka thënë se ky ndërtim pritet të përfundojë deri në vitin 2050. /gazetametro/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *