Turizëm kundër emigrimit/ Historia e të rinjve që po kthejnë shtëpitë në bujtina

Edmir Hindërsha është një i ri, që ka studiuar për hoteleri-turizëm. Pasi emigroi për disa vite është kthyer në qytetin e tij të lindjes me një projekt fiks.

Banesën e tij, pas disa investimeve e ka kthyer në një bujtinë, ku pret e përcjell turistë.

Shtëpia e kthyer në bujtinë është trekatëshe me dhoma karakteristike dhe me mundësi të mira akomoduese, e përshtatur me traditën dhe të gjitha dritaret kanë për pamje Mangalemin.

Turistët informohen nëpërmjet faqes ku ai është regjistruar, ndërsa i ofrojnë jo vetëm shërbim hotelerie,por edhe mundësi për të vizituar qytetin duke i shoqëruar në vendet më të bukura që ka kjo trevë.

Turistët shprehen tepër të kënaqur se këtu gjen mundësinë për të shijuar jo vetëm bukuritë natyrore por edhe gastronominë me menytë tradicionale duke cituar me shumë kënaqësi ushqimet që ata provojnë.

Edmiri është një nga dhjetëra të rinj që kanë zgjedhur të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.

Leave a Reply